Si u arrestua 7 vite më parë në Itali porositësi i 2 vrasjeve në Elbasan (VIDEO)

schedule19:12 - 18 Shtator, 2020

schedule 19:12 - 18 Shtator, 2020

Erion Alibej u arrestua sot në Elbasan me akuzën e porositjes dhe organizimit të dy vrasjeve në këtë qytet, ndërsa dyshohet edhe për një të tretë, rastin e ekzekutimit të Bujar Çelës dje në Bradashesh.

Erion Alibej nga Elbasani së bashku me vëllanë Endrit Alibej, që u ekzekutua në dhjetor të 2018 te kryqëzimi i Bradasheshit ishte të skeduar dhe dënuar nga drejtësia italiane.

Ata u arrestuan në 2013 në operacionin e koduar “Cocash” kur skuadra antidrogë e policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj.

Asokohe mediat italiane publikuan edhe pamjet e momentit kur u arrestuan dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani, pa leje qëndrimi të rregullt në Itali por që banonin në provincën e Astit.

Ata akuzoheshin se administronin një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit. Gjatë arrestimit vëllezërve Alibej u janë gjetur në dy banesat e tyre në Asti rreth 15 kg kokainë e fshehur.

Përgjimet ambientale e telefonike zbuluan se për trafikimin e drogës përdornin një gjuhë të kriptuar ku kokaina identifikohej me fjalën “foto”. db/Abcnews.al