Dalin pamjet, një politikan shkon me armë në brez në funeralin e ish-presidentit Nishani

schedule20:48 - 2 Qershor, 2022

schedule 20:48 - 2 Qershor, 2022

Gazetari Artan Hoxha shkruan se një politikan ka qenë i armatosur teksa merrte pjesë në funeralin e ish-Presidentit Bujar Nishani.

Nga pamjet e publikuara duket se në brezin e politikanit është një send, i dyshuar si pistoletë. Megjithatë nuk është e vërtetuar që sendi në brez është armë. Gazetari Hoxha shkruan se politikani në fjalë, pa e identifikuar se cili është, e ka armën me leje.

Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe me kobure në brez në temperaturë 35 grade, si nuk ka merak mos i ndryshket kostumi. Për një gjë jam i sigurt, arma është me leje….”- shkruan Hoxha krah pamjeve.

Bujar Nishani, Presidenti i gjashtë i Shqipërisë u përcoll për në banesën e tij të fundit. Me flamurin kombëtar në gjysmë shtizë në të gjithë institucionet publike pas vendimit të qeverisë për ta shpallur të enjten ditë zie kombëtare, në institucionin e Presidencës për të nderuar kujtimin e ish-Presidentit Nishani u ngjitën miq, politikanë, bashkëpunëtorë dhe drejtues të lartë politikë në Shqipëri.

Në kujtim të ish-Presidentit, nga Kosova erdhi një delegacion i posaçëm i drejtuar nga Presidentja Vjosa Osmani. Përpara miqve dhe familjarëve, kreu i shtetit Ilir Meta shprehu keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të Nishanit. Nderime për ish-kreun e shtetit kryen së bashku edhe të gjithë ish-Presidentët e Shqipërisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!