Gazetari kosovar, Valon Syla, është rrahur mesditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Pejton” në rrugën “Robert Doll”
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.
Sulmin fizik ndaj tij e ka konfirmuar për Express vetë gazetari Syla.
Ndërkohë në rrjete sociale janë shpërndarë edhe pamjet e momentit kur gazetari Valon Syla dhunohet në mes të Prishtinës.
/abcnews.al/