Dalin pamjet, ministri i Jashtëm ukrainas mbërrin në Antalia

schedule08:40 - 10 Mars, 2022

schedule 08:40 - 10 Mars, 2022

Dmitro Kouleba, ministri i Jashtëm ukrainas ka mbërritur në Antalia, ku është pritur nga homologu i tij, Mevlut Çavusoglu.

Ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të kenë sot takimin e tyre të parë kokë më kokë në Turqi që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt.

Sergei Lavrov  u nis dje nga Rusia për në Turqi për të marrë pjesë në një forum që mbahet në një resort turistik për të takuar Kulebën.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka rritur përpjekjet e ndërmjetësimit që nga shpërthimi i krizës, tha të mërkurën se Turqia “mund të bisedojë me Ukrainën dhe Rusinë”. “Ne po punojmë që kjo krizë të mos kthehet në tragjedi”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!