Dalin pamjet kur autori ther 37-vjeçaren shqiptare para shkollës së djalit

schedule20:23 - 26 Maj, 2022

schedule 20:23 - 26 Maj, 2022

Rajoni i Raguzës në Itali, u trondit ditën e djeshme nga vrasja makabre e 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla përpara shkollës së djalit të saj.

Autori 28-vjeçar i kësaj ngjarje u arrestua ditën e sotme dhe rrëfeu se sulmi vdekjeprurës me thikë ndaj nënës së dy fëmijëve ishte momental dhe i pajustifikuar.

Ndërkohë media italiane ka publikuar edhe imazhe nga momenti, kur vrasësi i 37-vjeçares kryen krimin e rëndë dhe largohet me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.

“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, shkruan Corriere Della Sera.

Karabinierët e Raguzës kanë shfrytëzuar pamjet e kamerave të survejimit publik dhe privat, të marra në më pak se 3 orë nga ngjarja dhe në bashkëpunim me shumë banorë në të njëjtën lagje me viktimën kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!