Kanë dalë në dritë disa foto të shtëpisë, ku pretendohet se ka jetuar Krishti gjatë fëmijërisë së tij. Ndodhet në Nazaret dhe daton në shekullin I. Është një shtëpi prej balte dhe guri, e ndërtuar në një shpat shkëmbor.
Zbulimi i parë u bë në 1880 nga murgeshat e manastirit të Motrës së Nazaretit, të cilat besonin se Krishti u ngrit atje nga Maria dhe Jozefi.
Në vitin 2006, arkeologët e udhëhequr nga Ken Darke, një profesor në Universitetin e Reading në Britani, e identifikuan shtëpinë në shekullin e 10-të dhe e konsideruan atë si vendin ku njerëzit që jetonin shekuj pas kohës së Jezusit besonin se Jezusi ishte rritur atje.
E vërteta është se askush nuk mund ta dijë nëse Jezusi ka jetuar vërtet në këtë shtëpi të veçantë. Megjithatë, profesori Ken Dark beson se ekziston një mundësi e madhe.
“Nuk mund të përgjigjem nga pikëpamja arkeologjike nëse kjo është vërtet shtëpia në të cilën u rrit Krishti. Por ka disa indikacione”, shkruan ai në revistën shkencore Biblical Archeology Review.
Sipas kërkimeve të tij, shtëpia ku u rrit Krishti përmendet edhe në tekstet bizantine. Një e dhënë e rëndësishme është fakti se bizantinët, të cilët dominuan zonën deri në shekullin e VII, e dekoruan atë me mozaikë dhe ndërtuan mbi të “Kishën e të ushqyerit”, në përpjekje për ta mbrojtur.
Së fundi, teksti i Abbot Antomnan është gjithashtu një burim i jashtëzakonshëm. Ai e shkroi atë në vitin 670 pas Krishtit. Ky i fundit foli për një kishë, e cila ishte ndërtuar mbi shtëpinë, “ku ushqehej Zoti në fëmijërinë e tij”.
Shihni fotot nga shtëpia e Jezu Krishtit
/abcnews.al