Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mblodhi mbrëmjen e sotme në një takim kandidatët për deputetë të kësaj force politike në qarkun e Tiranës, të cilët do të drejtojnë fushatën të ndarë në njësi.
ABC mëson se në takim ishin Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto, Klajda Gjosha, Erisa Xhixho dhe Përparim Spahiu. Në takim me karakter organizativ, Kryemadhi u ka dhënë porositë të besuarve të saj për drejtimin e fushatës në kryeqytet./ db/ Abcnews.al