Dalin detaje të reja nga vizita e Angelina Jolie në Ukrainë

schedule23:16 - 1 Maj, 2022

schedule 23:16 - 1 Maj, 2022

Pas vizitës në Ukrainë, janë zbuluar më shumë detaje rreth udhëtimit të Angelina Jolie. Mësohet se aktorja u takua dhe me fëmijë që u plagosën në sulmin në stacionin hekurudhor Kramatorsk.

Të paktën 52 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi raketat goditën stacionin ndërsa civilët po prisnin të hipnin në trenat e evakuimit.

Guvernatori rajonal i Lviv Maxim Kozytski konfirmoi vizitën e Jolie në Telegram, duke shtuar se “ajo ishte shumë e prekur nga historitë e fëmijëve”.

Jolie takoi gjithashtu njerëz në stacionin e trenit të qytetit, duke përfshirë vullnetarë që po ndihmonin të evakuuarit.

Lviv, në perëndim të Ukrainës, është bërë një qendër për qindra mijëra njerëz që ikin nga pjesë të tjera të vendit. /GazetaExpress/