Ky vit ndoshta do të jetë ai i veçanti. Mirlind Daku mesa duket e ka nisur me marsh më të lartë sezonin në Rusi, dhe ja ku shënoi edhe dy herë të tjera.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte vendimtar në fitoren 2-1 që skuadra e tij, Rubin, arriti ndaj Soçit në javën e tretë të Premier Ligës ruse.
Ai shënoi me penallti në 12’, dhe dyfishoi rezultatin në 78’, në një ndeshje të vështirë, pasi rivali luftoi fort deri në fund.
Rubin, falë golave të shënuar deri tani vetëm nga shqiptarët si Daku, Shabanhaxhaj e Hoxha, është në vend të katërt në renditje, me 7 pikë në tri ndeshje, pra me dy fitore e një barazim.
Mirlindi u shpall lojtari më I mirë I ndeshjes nga ana e Premier Ligës, dhe falenderoi më pas autorin e asistit, Kabutov.
“Unë pres gjithmonë asiste të tilla nga Kabi. Kjo, sepse unë e njoh mirë atë. Ne kemi pasur shumë aksione të tilla, prandaj në çdo ndeshje pres asiste të tilla. Pasim shumë I bukur, marrje e shkëlqyer e topit, dhe përfundimi si përherë. Çfarë mund të them tjetër për këtë gol. Thjesht shikojeni në përsëritje. Faleminderit që vini në ndeshjet tona. Shpresoj të vazhdojmë t’ua shpërblejmë me rezultate. Përpara Rubin!
Pritet që Rubin të luftojë më në fund për titull, diçka që e ka fituar dy herë në histori dhe synon të tretën. Daku besohet se I ka shanset për të fituar më në fund Këpucën e Artë të shënuesit më të mirë.
Për momentin, ai është I dyti me 3 gola në 3 ndeshje, ndërsa i pati mbetet Vadim Rakov i ekipit Krilia Sovjetov të Samarës me 4. Tifozët e skuadrës së tij padyshim që e cilësojnë hero, siç shihet edhe nga kjo foto e shkrepur në duelin e mëparshëm të kampionatit ndaj Zenitit, kur Daku shënoi golin për barazimin 2-2. Komenti është se tifozët e Rubinit e dinë se kush i zgjidh problemet./abnews.al

