Daku shkëlqen në Rusi/ Rubin Kazan rikthehet te fitorja, “bomberi” i Kombëtares realizon dopietë në triumfin e madh

schedule20:56 - 22 Nëntor, 2024

schedule 20:56 - 22 Nëntor, 2024

Goli në kampionat i kishte munguar prej thuajse 2 muajsh.

“Bomberi” i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të premteje, me fanellën e Rubin Kazan, me 26-vjeçarin që ishte protagonisti absolut në fitoren e skuadrës së tij, përballë rivalëve të Akron Togliatti, në javën e 16-të Premier Ligës ruse.

“Ylli” i sulmit hipotekoi fitoren e djemve të teknikut Rakhimov, teksa shënoi dy herë në minutat 10’ e 20’, ndëra për të vulosur rezultatin 3-0 mendoi ganezi Joel Fameyeh.

Falë këtij rezultati, skuadra e Rubin kazan ngjitet në vendin e 7-të të tabelës, me 22 pikë, ndërsa skuadra e Akron Togliatti mbetet në kuotën e 16 pikëve. Ndërkaq, sa i përket “bomberit” shqiptar, Mirlind Daku ngjitet në kuotën e 8 golave, në këtë sezon të Premier Ligës ruse, teksa renditjet i treti në renditjen e golashënuesve, pas kolumbianit Cordoba, i cili ka një asist më shumë se Daku (4), ndërsa vendi i parë mbahet nga 19-vjeçari Alexey Batrakov, me 10 gola e 6 asitime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!