Mirlind Daku, sulmuesi që shpërtheu në Kosovë me Llapin dhe më pas kaloi në Kroaci tek Osijek, aktualisht është pjesë e Kukësit në Superiore. I riu ka shënuar vetëm një gol në kampionat dhe hapësirat nuk i ka pasur të shumta, edhe pse kroatët e kanë huazuar me shpresën që do të luajë dhe të rritet.
Në Kosovë së fundmi është lakuar emri i Dakut si një përforcim i mundshëm për Llapin, por është trajneri Tahir Batatina që shuan çdo zë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Po shoh që po shkruhen lajme rreth rikthimit të Dakut tek KF Llapi, por as një lëvizje për momentin nuk ka në këtë drejtim. Me respekt, por duhet të jemi të sinqertë!”, shkruan trajneri pasionant i ekipit nga Podujeva. /abcnews.al