Daku qëndron te Rubin Kazan, babai i sulmuesit e konfirmon për mediat në Rusi

schedule15:10 - 27 Gusht, 2024

schedule 15:10 - 27 Gusht, 2024

Do të vazhdojë ta veshë këtë fanelë.

Mirlind Daku nuk do të largohet këtë sezon nga skuadra e tij, Rubin Kazan edhe pse faza e transferimeve mbetet e hapur.

Ishte vetë babai i sulmuesit që e pohoi këtë për mediat ruse, duke theksuar se për djalin e tij pati interesim nga disa klube, por jo propozime konkrete, prandaj në të ardhmen e afërt ai do të mbetet në ekipin rus.

Një lajm i mirë për tifozët dhe për trajnerin Rahimov, sepse Daku është lojtari më I mirë I skuadrës, teksa deri më tani “ylli” i sulmit ka mundur të pozicionohet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit rus, me 5 gola, 2 më pak se Maksim Glushenkov i Zenit.

Rendimenti i tij deri tani është me 0.38 gola për ndeshje, ndërsa në total me skuadrën e Rubin Kazan ka shënuar plot 15 në 39 ndeshje, teksa duhet theksuar se shumë pak lojtarë në historinë e këtij klubi kanë qenë më efikasë se “bomberi” nga Gjilani, rreth 6 apo 7.

Në krahun tjetër, Dakut i duhen edhe vetëm 6 rrjeta për të hyrë në 10-en e shënuesve më të mirë të klubit për të gjitha kohët, teksa pritet se ai mund ta arrijë shumë shpejt këtë gjë.

Sa i përket klubit, drejtuesit e Rubin Kazan shpresojnë që shqiptari të thyejë rekordin e transferimeve të klubit, rekord që e vendosi sulmuesi kolumbian, Salomon Rondon me 18 milionë euro kur kaloi te skuadra e Zenit në 2014.

Daku mund ta ketë më të lehtë të kalojë dy lojtarët e tjerë më të shtrenjë që janë larguar nga Kazani, dhe që jani rusi Buharov dhe iraniani Serdar Azmoun, edhe këta te “gjigantët” rus” të Zeniti për nga 12 milionë euro secili.

Megjithatë, duhet theksuar se pavarësisht gjithçkaje sërish shitja e Dakut mund të konsiderohet një sukses i madh për klubin e elitës së futbollit rus, teksa kujtojmë se sulmuesi u mor për shifrën e vetëm 1.2 milionë eurove, korrikun e kaluar nga skuadra e Osijek. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!