Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Daku, për Rubin është si “Messi”/ Trajneri Artiga i thur lavde sulmuesit të kombëtares shqiptare

schedule13:01 - 27 Shkurt, 2026

schedule 13:01 - 27 Shkurt, 2026

Në kombëtare nuk është se ka protagonizëm të madh.

E meriton apo jo, Mirlind Daku mund të quhet “skalion I dytë” te kuqezinjtë, veçse në Rusi vlerësimi është krejt tjetër.

Më herët ishte ish-trajneri I Rubinit, Rahimov, që e veçonte nga shokët, ndërsa tani tekniku që ka zëvendësuar specialistin nga Taxhikistani bën një krahasim të bujshëm.



Siç raportojnë mediat ruse, katalanasi Frans Artiga ka deklaruar se rëndësia e Dakut për ekipin është e njëjtë me atë që ka pasur Lionel Mesi tek Barcelona.

“Është vendimtar, citohet Artiga, askush nuk mund ta mohojë rëndësinë që Mesi kishte për Barçën, por duhet që na ta ulim varësinë nga ai”.

Trajneri kërkoi që lojtarët e tjerë të Rubinit të rrisin nivelin, për të mos qenë të varur nga sulmuesi shqiptar.

Një kompliment gjithashtu të madh për Dakun e bën njëri nga futbollistët e ekipit nga Tatarstani, Oleg Ivanov.

Reali varet nga Mbape, Spartaku I Moskës nga Ugalde dhe Rubini nga Daku, thotë ai.

Futbollisti kuqezi është shënuesi më I mirë I ekipit, dhe ka 9 gola e një asist në 17 ndeshje në Premier Ligën ruse këtë sezon. Që kur ka ardhur në Rusi, vetëm sulmuesi Kordoba ka shënuar më shumë sesa ai.

Gjithsesi, për momentin Daku nuk është në formë sepse ka qenë I dëmtuar, dhe nuk dihet nëse do të mundë të luajë që në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit në 28 shkurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!