Ngjan pak me historinë e Kilian Mbapesë tek Paris SG.
Mirlind Daku është kthyer në çështje shtetërore në Tatarstan, pasi vetë kreu I republikës autonome ka bërë një kërkesë për të.
Numri 1 I Tatarstanit, Rustam Minihanov, ka kërkuar nga klubi I Rubinit që të bëjë ç’mos për të rinovuar kontratën me sulmuesin e Shqipërisë.
Futbollisti 27-vjeçar ka akord me klubin nga Kazani deri në verën e vitit 2026, dhe kjo do të thotë se nga janari I vitit të ardhshëm ai mund të bisedojë me klube të tjerë si lojtar I lirë.
Daku ishte më I miri lojtar I skuadrës sezonin e fundit në Premier Ligën e Rusisë, dhe shënuesi I dytë më I mirë I kampionatit me 15 gola, duke fituar Këpucën e Argjendit.
Po ashtu, ai shërbeu 8 asistë, dhe ishte numri 1 I Premier Ligës ruse për kontributin për gola, pra rrjeta plus asistë.
Ve Rubin ka kërkuar të paktën 10 deri në 12 milionë euro për kartonin e yllit kuqezi, dhe besohet se ka pasur interesim nga Rusia, por edhe nga një klub francez, të cilët kanë ofruar deri 7 milionë euro.
Vetë Daku ka shprehur dëshirën për të luajtur në Europën Perëndimore, mundësisht që sezonin e ardhshëm, dhe babai I tij, Feimi, ka deklaruar se për të ka oferta./abcnews.al

