Daku, ne foton e ‘legjendave’/ Sulmuesi kuqezi pozoi me gjeorgjanin Kvarachelia

schedule12:35 - 16 Tetor, 2024

schedule 12:35 - 16 Tetor, 2024

Këtë herë nuk ishte titullar, por kjo nuk prishi punë. Mirlind Daku e regjistroi edhe një ndeshje me kombëtaren, ndërsa pas saj pozoi me yllin më të mirë të Gjeorgjisë, Hvica Kvarackelian.

Mediat ruse nuk ngurruan ta kapnin këtë moment dhe ta komentonin. Kjo, sepse Daku është pjesë e ekipit të Premier Ligës ruse, Rubin, ndërsa edhe Kvarackelia ka luajtur në të kaluarën për ekipin nga Tartaria.

“Dy lojtarët më të mirë të Rubinit në 10 vitet e fundit”, ishte diçitura e njërës prej mediave në rrjet. Daku është padyshim numri 1 i skuadrës nga qyteti i Kazanit në dy sezonet që po luan me atë fanelë.

Jo më kot, ka shënuar 16 gola e shërbyer 7 asistë në 39 ndeshje, duke qenë titullar i padiskutueshëm, dhe kandidat për Këpucën e Artë. Foton e botoi edhe klubi i Rubinit në faqen e tij zyrtare në Telegram, mdje me një koment shumë domethënës.

“Sesa legjendare është kjo foto, nuk mund të shpjegohet me fjalë”, shkruhej në postim. Kvarackelia luajti për tre vjet në Kazan, ndonëse nuk e pati nivelin e statistikave të Dakut, pasi në 73 ndeshje shënoi vetëm 9 herë, ndonëse dha 18 pasime për gol.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!