Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Daku kushton shtrenjtë”/ Presidenti i tij, Safiulin: Ka interesim nga Italia e Spanja

schedule12:37 - 1 Maj, 2025

schedule 12:37 - 1 Maj, 2025

Nuk dihet nëse numri 1 i klubit i ka bërë mirë llogaritë. Presidenti i klubit të Rubinit, Marat Safiulin, deklaroi për mediat ruse se Mirlind Daku ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm, si një paralajmërim se nuk do të ketë negociata të lehta për transferimin e tij.

E vërteta është se sulmuesi i kombëtares shqiptare ka nënshkruar deri në 30 qershor të 2026-ës, pra kushdo që dëshiron ta marrë në verë duhet të paguajë, dhe Safiulin pohon se ka interesim për kartonin e tij.

Fjalia e presidentit ishte se “ka kërkesa për ta blerë, por ai kushton shtrenjtë”. Më tej, ai deklaroi se Daku është i kërkuar nga klube nga Spanja dhe Italia, por pa dhënë emra konkretë.

Historia e transferimit të mundshëm të futbollistit kuqezi është e hershme, dhe në dhjetor e janar pati shumë zhurmë. Që nga Kaljari në Itali, Lens në Francë, Lokomotiva e Moskës në Rusi, por edhe fjalë për interesim nga Krasnodari apo edhe vetë Zeniti gjithashtu në Premier Ligën ruse.

Rubini kërkoi mbi 10 milionë euro, ndoshta saktësisht 12 milionë, ndërsa sipas mediave në Moskë e Kazan, ofertat ishin deri në 7 apo 8 milionë euro. Numri 1 I klubit nga Tatarstani thekson se bisedimet do të bazohen në dëshirat e lojtarit, që synon të luajë në Europën Perëndimore, dhe në interesat e Rubinit.

Gjithsesi, pavarësisht sigurisë së presidentit Safiulin, është ligj i futbollit profesionist se Rubini ose duhet të rinovojë deri në verë me Dakun, ose të detyrohet t’ia shesë kartonin deri në gusht.

Në vitin e fundit të kontratës, forca negociuese e klubit bie ndjeshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!