Daku këndon shqip në Rusi/ Dy shqiptarët përshëndetën në festën e klubit

schedule12:40 - 31 Dhjetor, 2024

schedule 12:40 - 31 Dhjetor, 2024

Spektaklin vendosi ta vazhdonte edhe jashtë fushe. Mirlind Daku pati gjithashtu një mbrëmje të paharruar në festën e Vitit të Ri të organizuar nga klubi I tij, Rubin I Kazanit në Rusi.

Me gjithë skuadrën të mbledhur në sallë, së bashku me stafin teknik të trajnerit Rashid Rahimov, dhe me drejtuesit, sulmuesi I kombëtares shqiptare vendosi të çelte konkursin e këngës brenda ekipit.
Për këtë, së bashku me lojtarin tjetër shqiptar nga Kosova, Dardan Shabanhaxhaj, ai mori një këngë dashurie shqip. Shokët e dëgjuan me vëmendje, dhe britën “e fuqishme”.
Më pas, Daku vendosi të uronte rusisht vitin e ri, por duke pasur një sufler aty pranë, sepse është shumë dobët në gjuhën e vendit ku luan futboll.

Më pas kaloi në anglisht.
“Dua t’iu falenderoj për këtë vit. Ju falenderoj shumë për mbështetjen ndaj meje sidomos gjatë verës, kur unë kalova një periudhë të vështirë. Unë bëra diçka që nuk ma zbukuron imazhin, dhe ajo mund të kishte dëmtuar harmoninë e ekipit. Unë shpresoj që edhe vitin që vjen ne të vazhdojmë kështu, dhe në fitore e në humbje, të jemi bashkë”.

Sulmuesi 27-vjeçar ishte strumbullari I festës dhe më pas ndau dhurata për shokët. Nuk mungoi as edhe një spektakël me topin për disa sekonda.

Mirlind Daku u shpall lojtari më I mirë I Rubinit për vitin 2024, ndërsa ishte numri 1 në Premier Ligën e Rusisë për kontributin për golat, me 15 rrjeta e 9 asistë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!