Daku, “goli i muajit”/ Sulmuesi kuqezi merr çmimin e muajit në Rusi

schedule12:35 - 14 Prill, 2025

schedule 12:35 - 14 Prill, 2025

Jo më kot thonë se ai është gjysma e skuadrës. Mirlind Daku vazhdon të jetë titullar për Rubinin në Premier Ligën ruse, edhe I dëmtuar, ndërsa përpara ndeshjes së fundit mori një çmim.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare u vlerësua nga organizatorët e kampionatit në Rusi si autori I golit më të bukur të muajit mars.

Pavarësisht, lëndimeve që nuk e kanë lënë të qetë, Daku realizoi muajin e kaluar dy rrjeta kundër Spartakut të Moskës, duke u shpallur edhe lojtari më I mirë I asaj ndeshjeje.

Siç njofton faqja zyrtare e Premier Ligës ruse, Mirlindi është shpallur katër herë këtë sezon futbollisti më I mirë I ndeshjes.

Rubin arriti një tjetër fitore, me 27-vjeçarin që nga minuta e parë, ndonëse 1-0 kundër Lokomotivës moskovite, edhe pse nuk ishte autor goli.

Rrjetën e vetme e realizoi gjithsesi një tjetër lojtar me origjinë shqiptare nga Kosova, Dardan Shabanhaxhaj, duke goditur në minutën e 50-të.

Shabanhaxhaj, që përfaqëson Austrinë si kombëtare, u shpall edhe lojtari më I mirë I ndeshjes, ndërsa Daku e përqafoi fort dhe i kujtoi se I kishte thënë përpara ndeshjes se do të shënonte.

Vetë sulmuesi I Shqipërisë nuk e pati të lehtë, edhe pse luftoi fort. Trajneri Rashid Rahimov u dëgjua disa herë duke thirrur emrin e tij.

Duket se dëmtimi nuk e lë të qetë, ndonëse Daku nuk u dorëzua në asnjë moment për 81 minuta që ishte në fushë, dhe krijoi raste shënimi për shokët e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!