Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Daku, “gol” në financa/ Mediat ruse zbulojnë detajet financiare të kontratës

schedule12:48 - 3 Korrik, 2025

schedule 12:48 - 3 Korrik, 2025

Vlerësimi paska qenë vërtet i madh, veçse i merituar. Mirlind Daku duket se sakrifikoi ëndrrën e tij të madhe për të luajtur në Europën Perëndimore në këmbim të një kontrate që e bën jo vetëm njërin nga lojtarët më të paguar të kombëtares shqiptare, por edhe të Premier Ligës së Rusisë.

Media kryesore në Kazan, “Biznes Onlajn”, shkruan se Rubin I ka dhënë një marrëveshje financiare tepër të volitshme, sipas të cilës ylli kuqezi merr 2.5 milionë euro të sigurta në sezon, ndërsa bashkë me bonuset sipas klauzolave, shuma mund të arrijë në 3 milionë euro.

Kjo e bën Dakun futbollistin e tretë më të paguar në kampionatin rus, pas sulmuesit të Krasnodarit, Xhon Kordoba, të shpallur si më I miri I sezonit të kaluar dhe që merr 4 milionë euro në vit, dhe pas zv. kapitenit të Zenitit, Vilmar Barrios që përfiton 5 milionë.

Po sipas kësaj medieje, Zeniti I paska ofruar shqiptarit një pagesë vjetore prej 4 milionë eurosh, ku një rol të madh paskan luajtur bonuset, që duhet të kenë pasur lidhje me numrin e golave dhe të asisteve dhe nëse do të arrinte të ndihmonte ekipin të dilte kampion.

Me kontratën e re Daku do të kalojë pjesën kryesore të karrierës që I ka mbetur pikërisht tek Rubini, pasi marrëveshja vlen deri në 2029, kur ai do të jetë 31 vjeç.

Në dy sezone në Premier Ligën ruse, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka luajtur 54 ndeshje, duke shënuar 25 gola e shërbyer 12 asistë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!