Dakordësia për “Zgjedhoren”, Bylykbashi: Rama nuk kapi dot komisionet zgjedhore

schedule20:48 - 5 Qershor, 2020

schedule 20:48 - 5 Qershor, 2020

Është arritur dakordësia për Reformën Zgjedhore.  Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi konfirmoi arritjen e dakordësisë për administratën zgjedhore.

Bylykbashi theksoi se kjo formulë e re nuk do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtoi se Rama tentoi të kapë komisionet zgjedhore, por nuk ia arriti dhe u tërhoq.

LEXO EDHE: Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, PS heq dorë nga depolitizimi

“U arrit dakordësi për administrimin zgjedhore. Opozita propozoi zgjidhjen për depolitizimim e administratës, që u refuzua nga pala tjetër. Adminstrata zgjedhore do të mbetet e pandryshuar për zgjedhjet e ardhshme siç është sot. Kjo formulë do të aplikohet pas këtyre zgjedhje. U përpoq të kapte komisionet zgjedhore nuk i kapi dot dhe u tërhoq”, tha Bylykbashi.

Njëzëri me përfaqësuesin e PD, edhe Petrit Vasili i LSI u shpreh po ashtu se Rama nuk arriti të kapte komisionet zgjedhore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!