Daka: Nga nesër ALNET mundëson staf lëvizës për kryerjen e tamponëve në pikat kufitare

schedule10:59 - 16 Gusht, 2020

schedule 10:59 - 16 Gusht, 2020

Nga dita e nesërme skuadrat lëvizëse të laboratorëve ALNET do të shkojnë në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës për të kryer testimet për qytetarët që presin të udhëtojnë drejt Greqisë.

Në një lidhje telefonike  me ABC News, shefja e laboratorin në spitalin Amerikan Albana Daka tha se qytetarët që janë në shtëpi, mund të shkojnë në 9 laboratorët e grupit ALNET në rrethe.

“Skuadrat lëvizëse të laboratorëve ALNET do shkojnë në dy pikat kufitare për të marrë tamponin për qytetarët që duan të ikin jashtë vendit.

Qytetarët që janë në shtëpi mund të shkojnë në pikat tona në Tiranë dhe rrethe dhe do të marrin përgjigjen e tamponëve brenda 24 orëve.

Nesër në mëngjes do jemi gati me ambulancat dhe qendrat tona lëvizëse për të shkuar në dy pikat kufitare.

Ne mund të bëjmë deri në 1500 tamponë në ditë dhe po organizohemi që në ditët në vijim të shtojmë testet dhe infrastrukturën”, tha Daka.

Daka u shpreh se tamponët do të merren përgjatë orëve të paradites dhe do të dërgohen në laboratorë në orët e pasdites në mënyrë që pëgjjigja të dalë mëngjesin e nesërm.

“Ne kemi një përvojë në marrjen e tamponëve, ndërsa stafi testohet çdo një javë.

Tamponët do të merren nga ora 07:30 deri në 15:00 në mënyrë që përgjigja të mund të dalë të nesërmen. Kushtet vendosen nga stafi që merr mostrat, dhe nuk ka nevojë për asnjë kusht paraprak.

Jemi në muaj të nxehtë, megjithatë po jetojmë një situatë të jashtëzakonshme dhe mendoj se distancimi është i nevojshëm. Kjo nuk po zbatohet dhe po pasqyrohet edhe në shifrat e infeksioneve”, u shpreh Daka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!