Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur për Superpsort pas ndeshjes kundër Kukësit, e cila u mbyll 1-1 në “Elbasan Arena”. Daja analizoi ndeshjen, si dhe foli edhe për të ardhmen e tij.
NDESHJA – “Shpirti i sakrificës është elementi kryesor. Kishim përballë ekipin që me meritë kryeson kampionatin. U kërkova lojtarë të sakrifikonin për lojën dhe rezultatin. Në pjesën e parë, po të ishim treguar më altruistë, mund të kalonim në 2-0. Po të shikosh paraqitjet me ekipet kryesuese kemi dhënë më të mirën, por nuk e kemi pasur me ekipet e gjysmës së dytë të tabelës. Duhet të luajmë njësoj si me vendin e parë dhe të fundit”.
E ARDHMJA – “Është ndeshja ime e fundit për këtë vit. Në këtë lloj situate do të jem trajner i Skënderbeut. Ky është karakteri im. E tregova dhe vjet në Vlorë. Besoj se do të vazhdoj të drejtoj Skënderbeun”.
RASTET – “Ky stadium më jep kënaqësi, kam dalë për herë të parë kampion. Bregu po të ishte treguar më altruist, do të kalonim në 2-0. Më pëlqeu shpirti i sakrificës së ekipit. Kemi luajtur më shumë me dëmtime, kemi karakter përderisa ia dalim pas 3 humbjeve”.
GOLI I ANULUAR – “Për rastin e golit të anuluar, nëse do ta diskutoni. Pashë dhe sekondat. Është një dyluftim është goditur Daja me bërryl, mund të jepej karton i dytë i verdhë. Ata nuk e respektuan Fair-Play. Fillon te dyluftimi i Rrocës me Dajën në mesfushë”, përfundoi Daja./abcnews.al