Daja: Partizani im për titull, humbja përgjegjësia ime! Gafa? S’e ka fajin vetëm Albani

schedule10:40 - 11 Shtator, 2021

schedule 10:40 - 11 Shtator, 2021

Partizani u mposht nga Teuta në ndeshjen e parë të kampionatit dhe pas ndeshjes trajneri Ilir Daja foli për atë që pa në fushë dhe tema të ndryshme që i shtruan gazetarët e pranishëm në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Kemi startuar kampionatin në formën jo të mirë dhe kjo u pa në fushë. Më vjen keq, por aksidentet janë pjesë e lojës dhe nuk mund t’ia delegojmë vetëm kapitenit. Skuadra kishte mundësi të rikuperonte. Nuk jemi akoma skuadër dhe kjo është detyrë e stafit për të krijuar ekipin me kalimin e kohës”, tha Daja fillimisht.

Më pas tekniku foli për lojtarët e aktivizuar: “Nuk mund të presim më shumë. Fola me Malën dhe Kaçen dhe më thanë që mund të luanin 25 minuta lojë me intesitet të lartë. Mala mund ta luajë më mirë manovrën e Partizanit, pasi ishte pjesë e skuadrës sezonin e kaluar”.

Në lidhje me objektivin titull, Daja shtoi: “Është shumë shpejt, por jemi pretendent pasi cilësia nuk na mungon. Është java e parë, janë edhe 35 të tjera në lojë. Jemi një nga ekipet pretendente. Nuk do të mendojmë që javën e parë se çfarë do bëhet, na pret një transfertë e vështirë në Korçë. Duhet të riparojmë gabimet që shfaqëm.

Ekipi sakrifikoi dhe kjo gjë më kënaq. Zhunior nuk ka gjendjen e tij më të mirë fizike, për shkak të një dëmtimi. Kur është në gjendjen e tij më të mirë, i jep krijimtari tjetër sulmin. Duke futur Malën, Kaçen dhe të tjerët, në vazhdim do të tregojmë fytyrë tjetër. Duhet të kemi ekuilibër. Sot e marrë unë përgjegjësinë e humbjes”.

“Merkato në limite? Ne pothuajse jemi riformatuar. Kemi afruar rreth 20 lojtarë, një pjesë do t’i federojmë me U21. Partizani është ekip i madh dhe kërkon lojtarë që të bëjnë diferencën. Kemi qenë gjatë gjithë kohës duke parë lojtarët e duhur që mund të merrnim. Pavarësisht se me vonesë kemi ndërtuar një ekip me objektiva afatgjatë.

Kemi një ndërthurje brezash si asnjëherë tjetër. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe një skuadër ku nuk do të mungojë cilësia. Mesfushori që u fut në 20 minutat e fundit është 18 vjeç dhe më shumë prespektivë. Kemi një grup me shumë kualitet që do ta shprehin në javët në vijim. Cilësitë do të shkojnë për një lojë dhe rezultate më të mirë”, përfundoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!