Daja në stolin e Shkëndijës, merr me vete edhe yllin e Partizanit

schedule08:22 - 30 Qershor, 2020

schedule 08:22 - 30 Qershor, 2020

Prej dy ditësh tashmë, mediat maqedonase e kanë bërë të kryer faktin që Ilir Daja do të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës. Strategu i Skënderbeut do të zëvendësojë Ernest Gjokën, i cili pritet të largohet nga kuqezinjtë e Tetovës.

Sipas sportmedia.mk, jo vetëm që Daja do të ulet në stolin e Shkëndijës, por do të marrë me vete nga Superiorja edhe yllin e Partizanit, Eraldo Çinari. 23 vjeçari është në bisedime të vazhdueshme me drejtuesit e Shkëndijës dhe akordi është shumë pranë.

Çinari ka marrë oferta dhe nga disa skuadra turke, por me shumë gjasa, do të firmosë për Shkëndijën e Tetovës dhe do të aktivizohet nën urdhrat e Ilir Dajës. Zhvillime të tjera priten gjatë orëve në vazhdim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!