Daja krenohet me rekordin: E para me 5 gola për një ekip shqiptar, Sfintul barazoi me Sheriff

schedule22:27 - 8 Korrik, 2021

schedule 22:27 - 8 Korrik, 2021

Ilir Daja, trajneri i Partizanit, pas ndeshjes së fituar me rezultatin 5-2 kundër Sfintul Gheorghe, ishte i kënaqur me atë që paraqiti skuadra e tij në fushë, por nga ana tjetër kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen e kthimit në Moldavi.

“Të jem i sinqertë nuk e prisnim, por e gjithë merita u shkon lojtarëve. Jo vetëm që përballuan një 90 minutësh të mirë, por përballuan një ekip e gjysmë të kundërshtarit që bëri pesë ndërrime dhe me lojtarë të nivelit të mirë teknik. Ajo 11-she përballoi gati 90 për qind të ndeshjes dhe ishte meritë e tyre, pasi sakrifikuan shumë për të shkuar te fitorja, e para e një ekipi shqiptar me pesë gola.

Përballë nuk kishim një kundërshtarë lehtë, një javë më parë barazuan 2-2 me Sherifin kampion në finalen e Superkupës. Është një ekip që ka një mënyrë të luajturi me tranzicione poshtë. Nuk duhet të nxitoheshim, pasi nuk kemi shumë gjendje të mirë fizike.

Po përmend vetëm Gligorov që ka vetëm një javë me ekipin, kurse të tjerë me peshë janë afruar me vonesë pas 3-4 javëve pushim. Kjo do të thotë që e kemi menaxhuar mirë ndeshjen, por sakrifica e lojtarëve ishte kryesorja që fituam me atë rezultat të thellë”, tha Daja fillimisht.

“Triumfi me 3 gola? Nuk do shkojmë në Moldavi duke u nisur nga rezultati, pasi futbolli ka të papritura, Duhet të përgatitemi mirë, edhe për një vendosje tjetër që rivali përdori në 25 minutat e fundit. Do e bëjmë praktikisht në stërvitje. E kanë mënyrë të dytë për të luajtur dhe ne duam të jemi të përgatitur për të”.

“Musta? Shpresoj të jetë mirë, pasi mori një goditje të fortë. Do doja ë ishte një kontuzion, por këtë do ta thotë stafi mjekësor. Ilir Daja nuk thotë që është i dëmtuar ose, e thotë më mirë stafi mjekësor. Partizani ka staf mjekësor të kompletuar, që merr vendimet dhe thotë kur lojtarët janë të dëmtuar. Shpresoj të mos jetë dëmtuar, pasi në atë rol po bënte mirë për ekipin dhe është një forcë e shtuar për ne”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!