Daja i uron suksese Memës

schedule15:14 - 22 Tetor, 2018

schedule 15:14 - 22 Tetor, 2018

Flamurtari nuk do ta ketë të lehtë sot ndaj Tiranës, në orën 18:00, në ndeshjen e Superligës. Gjithsesi, trajneri Ilir Daja thekson se objektivi i vetëm është fitorja.

Momenti është tepër i vështirë dhe ndeshja po ashtu. Flamurtari nuk po mundet të rreshtojë dy fitore në Superligë dhe nuk do të jetë e lehtë të fitojë as sot ndaj Tiranës, duke pasur përballë ish-zv/trajnerin Ardian Mema. Ish-lojtari i shquar bardheblu sot është në stolin tiranas dhe trajneri i vlonjatëve, Ilir Daja, ia bën kështu urimin.

“Do t’i uroja kolegut tim Mema suksese, por sigurisht pas kësaj jave. Në çdo ndeshje nuk lejohet asnjë rezultat tjetër veç fitores pavarësisht se ndeshja i ka të treja rezultatet. Që nga fillimi deri në javën e 8 asnjëherë nuk kemi qenë kontigjent i plotë. Jemi mësuar me këtë fakt dhe nuk duhet ta kemi si justifikim”, u shpreh Daja

Daja nuk fshihet për problemet e ekipit të tij, por të paktën ka një lehtësim.

“Ekipet ashtu siç kanë cilësi brenda kanë edhe haluçinacione deri në këto javë. Besoj që do jetë një ndeshje që do luhet në mesin e fushës dhe do të vendoset nga episodet”, u shpreh Daja.

Flamurtari besohet se nuk ka më probleme të rrogave, siç është diskutuar më parë, pasi burime në klub bëjnë me dijë se lojtarët kanë marrë pagat me përjashtim të muajit të fundit. Po ashtu, presidenti Idrizi dha sqarimin e tij për çështjen e ish-trajnerit Levi, duke paraqitur dokumentin e FIFA-s, sipas të cilti çekut I është bërë pagesa prej rreth 50 000 eurosh. Mbetet vetëm ish-lojtari Bedi Buval, për të cilin Flamurtari thotë se do t’ia japë me këste 60 000 eurot që i detyrohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!