Daja: Elezi lojtar kyç për ne, Gripshi duhet të tregohej më fanatik

schedule19:20 - 15 Shkurt, 2020

schedule 19:20 - 15 Shkurt, 2020

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, pas ndeshjes që skuadra e tij luajti kundër Tiranës në “Air Albania Stadium”, ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ai ka analizuar ndeshjen në tërësi dhe të skuadrës së tij, ndërkohë që i është përgjigjur edhe pyetjeve të specialistëve dhe gazetarëve.

REZULTATI – “Edhe një pikë e fituar, edhe dy të lëna, të dyja. Mund ta fitonim ndeshjen në fund, me Gripshin. Skuadra luajti duke sakrifikuar sot, Gripshi po bën rolin e xholit. Përballë kishim një ekip si Tirana, që ka një ecuri fantastike. Nëse Gripshi do të ishte treguar më fanatik, mund ta fitonim takimin. Por me mungesat që kemi dhe me mënyrën si shkoi loja, jam i kënaqur edhe me këtë barazim. Të gjithë lojtarët kanë qenë me motivim maksimal, shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund të kampionatit”.

ELEZI – “Është i datëlindjes 2001, por e ka fituar vendin e titullarit me paraqitjet që ka bërë. Është shndërruar edhe në pikë kyçe në formacionin tonë, e bën mirë rolin para mbrojtje, e kontrollon kundërshtarin, por ka dhe një organizim të mirë në lojën poshtë”.

GRIPSHI – “Nuk i kam thënë gjë Gripshit, i përgëzova për sakrificën lojtarët. Kisha një problem me Krasniqin që në momentin që e hodha në lojë e pyeta a është gati për të sprintuar. Nuk isha i kënaqur për aktivizimin e tij, pasi nuk ishte gati. Gripshi është pak i justifikuar, pasi ka ndryshuar disa pozicione. Do dhe kohën e vet”.

“ISH” – “Kam qenë trajner i Tiranës, kam pasur gjithmonë që të fitoj me çdo ekip që kam drejtuar. Këtë dëshirë e kam edhe sot, dua të fitoj  me Skënderbeun, ky është motivimi im”.

TITULLI – “Unë do të bëja tifo për Skënderbeun këtë vit, pastaj kush ta meritojë titullin, le ta fitojë. Të dyja e meritojnë, nuk dua të përjashtoj as Partizanin. Le ta marri ai që e meriton në fushën e lojës”.

ANËSORËT – “Mbrojtësit anësorë, në fazën e sulmit, e kishim punuar, pasi nuk presohen shumë nga Cobinnah. Nëse do të kishim një qarkullim më të mirë të topit, mund të shtynim me të dy, por provuam me njërin krah. Të dy duhet të jenë më fanatikë në dyluftimet një kundra një, të kenë mentalitetin e fituesit. Daja apo Pëllumbi më i miri në fushë? Do të thosha që Pëllumbi ka luajtur një ndeshje shumë të mirë, le të kemi një podium me dy vende të para”, tha Daja. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!