Daçiç: Thaçi nuk do ta vizitojë Preshevën, është lajm fals

schedule12:14 - 11 Shtator, 2018

schedule 12:14 - 11 Shtator, 2018

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka komentuar zërat për një vizitë të mundshme të presidentit të Kosovës në Preshevë. Sipas tij këto raportime janë lajme false. Daçiç nënvizoi se ky lajm është përhapur për të larguar vëmendjen nga vizita e Aleksandër Vuçiç në Kosovë. “Është lajm fals që u publikua për ta larguar vëmendjen nga vizita e suksesshme e presidentit në Kosovë”, u shprehj ai për TV Pink. Daçiç bëri me dije se problemi kryesor tek vizita e Thaçit, qëndron tek një urdhërarrest i lëshuar nga drejtësia serbe. Kjo nënkupton arrestimin e presidentit të Kosovës sapo ai të shkelë në territorin serb.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!