Daçiç: Serbia gati për dialog me Prishtinën, nevojitet kompromis

schedule09:53 - 9 Qershor, 2020

schedule 09:53 - 9 Qershor, 2020

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia është e gatshme për dialog me Kosovën, por sipas tij për të arritur një zgjidhje të përhershme është i rëndësishëm kompromisi.

Sipas mediave serbe, Daçiçka theksuar se rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar dhe se Kosova më nuk e ka shumicën në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e  tjera ndërkombëtare.

Nuk ka më një mbështetje të tillë ‘blanko’ të disa vendeve perëndimore, të cilat nuk mendojnë se çështja është zgjidhur. Ne jemi të gatshëm për dialog, por ai dialog dhe zgjidhja e përfundimtare duhet të nënkuptojnë një kompromis”, tha Daçiç.

Ndër të tjera shefi i diplomacisë serbe, ka theksuar se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet t’i paraprijë arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!