Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së anëtarit kroat të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zeljko Komsiç. Ky i fundit në një intervistë për Deutsche Velle u shprehs e vendi i tij duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.
Bosnja nuk e njeh Kosovën dhe nëse anëtarët e presidencë së saj nuk e respektojnë integritetin territorial të Serbisë atëherë ata po rrezikojnë marrëdhëniet miqësore. Kjo do të sillte një reagim reciprok. Ka qenë ky reagimi i menjëhershëm i ministrit të Jashtëm të serbisë Ivica Daçiç, ndaj deklaratës së anëtarit kroat të presidencës boshnjake Zeljko Komsiç, sipas të cilit Kosova është një shtet i pavarur.
Daçiç tha se anëtari i sapozgjedhur kroat i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Komsiç, nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën dhe që tani po përpiqet të provokojë Serbinë me deklarata për Kosovën. Daçiç më tej tha se ai personalisht mendon se entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë mund të jetë një shtet i pavarur aq sa Kosova mendon se është. Por, ai shtoi, se Serbia ka një politikë të jashtme zyrtare e cila respekton dhe njeh integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
Daçiç theksoi se Komsiç duhet të jetë në dijeni se është në krye të një trupi kolektiv dhe se politika e jashtme e shtetit të tij është ajo që vendoset nga presidenca. Bosnje e Hercegovina nuk e njeh Kosovën dhe nëse anëtarët e presidencës së saj nuk respektojnë integritetin territorial të Serbisë, duhet të jenë të vetëdijshëm se po rrezikojnë marrëdhëniet miqësore si dhe po provokojnë, në vend të kësaj është më mirë ti rikthehemi bashkëpunimit dhe të ardhmes së përbashkët, përfundoi Daçiç./abcnews.al