Daçiç pas disfatës në zgjedhje: Është koha për një lider të ri të SPS-së

schedule09:59 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 09:59 - 18 Dhjetor, 2023

Kryetari i SPS-së, Ivica Daçiç tha se nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura në zgjedhjet e së dielës në Serbi dhe se duhet një lider i ri për partinë. Ky koment erdhi pas publikimit të rezultateve të para, ku kryeson partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Për sa na përket neve, ky rezultat është i pakënaqshëm dhe do të diskutoj me kolegët e mi se çfarë është më e mira për partinë në periudhën e ardhshme. Mendimi im është se është e nevojshme të gjendet një lider i ri i SPS-së. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, cila është arsyeja dhe shkaku duhet analizuar patjetër dhe paraprakisht kemi marrë një vendim që jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin në koalicion me SNS-në, sigurisht nëse ky është vendimi i tyre në të gjitha nivelet. ”, tha Daçiç.

Kujtojmë që deri më tani, lista zgjedhore e Aleksandër Vuçiçit ka shumicë absolute. “Serbia nuk duhet të ndalet” kryeson me 46.89 për qind të votave, ndjekur më pas nga “Serbia kundër dhunës” me 23.31 për qind të votave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!