Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
Sipas ministrit serb, Sierra Leone, shtet në Afrikën Perëndimore, është shteti i tetëmbëdhjetë që e tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Me një kënaqësi të veçantë mund t’ua tregoj notën e ministrisë së Jashtme, në të cilën theksohet se Sierra Leone tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe se do t’i respektojë rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e BE’së dhe OKB’së”, ka thënë Daciq.
Amë tej ai ka shtuar se prej 193 shteteve anëtare të OKB-‘ë, 92 shtete e njohin pavarësinë e Kosovës, 96 nuk e njohin atë, përderisa pesë shtete ndodhen në një gjendje fluide, përkatësisht e njohin Kosovën, por nuk votojnë më për të.
Sipas tij, kjo nënkupton se Kosova nuk e ka më shumicën në OKB.