Daçiç: Nuk kemi lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, mbrojmë interesat e populli tonë

schedule16:54 - 21 Mars, 2022

schedule 16:54 - 21 Mars, 2022

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, njëkohësisht kryetari i Kuvendit të Serbisë,  Ivica Daçiç këtë të hënë është shprehur se nuk kanë asnjë lidhje sa i përket luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Daçiç në një intervistë për mediat ka theksuar se ato nuk kanë asgjë në dorë për të ndalur luftën, dhe sanksionet që kërkohen që të vendosë Serbia sipas tyre nuk kanë asnjë efekt, por është duke u zhvilluar një luftë kërkimore që po shqyrton mundësinë e përjashtimit të Rusisë nga OKB.

Ne nuk kemi asnjë lidhje me luftën në Ukrainë. Nuk e kemi sfiduar dhe as nuk mund ta ndalojmë. Na kërkohet vetëm të vendosim sanksione. Ato sanksione nuk do të thonë asgjë, nuk do ta zgjidhin krizën. Nuk duhet të themi shumë për këtë sepse nuk e dimë se çfarë po ndodh saktësisht në shkallë globale tani, nëse po krijohet një rend bipolar apo ndonjë tjetër. Rusia nuk dëshiron që ajo të jetë një botë unipolare. Nga ana tjetër, po pyesin edhe Kina dhe India se cila do të jetë së shpejti fuqia më e fortë, qoftë edhe bërthamore. Çështja është se ku do të çojë e gjithë kjo”, tha Daçiç.

Ndër të tjera Daçiç ka folur në lidhje me zgjedhjet e fundit që pritet që të zhvillohen në Serbi, ai është shprehur se kombinimi “Vuçiç president -​​Daçiç kryeministër” është më i miri për Serbinë për momentin.

“Në një kohë kur e gjithë bota është në trazira, gjëja më e rëndësishme për vendin tonë është të ruajë paqen dhe të zhvillohet me ritmet më të shpejta si më parë. Është e rëndësishme për stabilitetin politik të Serbisë që kryesimi i shtetit të jetë në duar të sigurta. Prandaj them se më së miri është që Serbia të jetë president Vuçiç dhe unë kryeministër. Kjo është fitorja e Serbisë dhe një garanci që ne do të vazhdojmë si një vend i qëndrueshëm dhe i fortë që respektohet kudo në botë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në temën e mungesës së ushqimeve bazë nëpër dyqane, Daçiç thotë se qytetarët nuk kanë pse të frikësohen dhe se ka më shumë se sa duhet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!