Daçiç: Nuk e di nëse Radoiçiç është në videon që nxori Sveçla

schedule08:21 - 27 Shtator, 2023

schedule 08:21 - 27 Shtator, 2023

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha se nuk e di nëse në videon e publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, por se është “e dukshme” se videoja nuk është nga dita e sulmit në veri të Kosovës.

“Nuk kam asnjë informacion nëse Radoiçiç është në video apo jo, vërtet nuk e di”, tha Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë më 26 shtator, shkruan REL.

Sipas tij, bëhet fjalë për “mashtrim” – videoja “nuk është e ditës” kur ka ndodhur sulmi.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi më 26 shtator një video, ku tha se Radoiçiç duket në mesin e personave të armatosur që u përleshën me policinë e Kosovës në manastirin e Banjskës në Zveçan, më 24 shtator.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!