Daçiç: Nëse Spanja mund të luftojë për veten e saj, dhe Serbia mund ta bëjë këtë

schedule12:08 - 3 Nëntor, 2017

schedule 12:08 - 3 Nëntor, 2017

Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic deklaroi se nëse Spanja mund të luftojë për integritetin e saj territorial, atëherë dhe Serbia duhet ta bëjë një gjë të tillë.

“Nëse Spanja mund të lufotjë për integritetin e saj territorial atëherë dhe Serbia mund ta bëjë”. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të jashtëm serb Ivivca Dacic për agjencinë e lajmeve Reuters. Ai shtoi se Serbia dëshiron të ruajë balancën delikate mes perëndimit, Rusisë dhe Kinës. Por kreu i diplomacisë serbe theksoi se Beogradi nuk do të pranojë që  dikush ti tërheqë karrigen ku është ulur pasi serbët duhet të bëjnë atë që është në interesin e tyre dhe të vendit.

Reuters përmend deklaratat e ndihmëssekretarit amerikan Hoit Brajan Ji ku ai theksoi se Beogradi nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë. deklaratat e diplomatiti amerikan shkaktuan reagime të ashpra të sferës politike serbe.

Dacic dhe njëherë më shumë krahasoi pavarësinë e Kosovës me atëtë Katalonjës në Spanjë duke akuzuar Bashkimin Europiane për standarte të dyfishta.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!