Daçiç ndërron mendje për kufijtë/ Rusia: Mbështesim Beogradin

schedule15:32 - 10 Gusht, 2018

schedule 15:32 - 10 Gusht, 2018

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç u shpreh se korrigjimi i kufijve me Kosovën në të vërtetë nuk ishte një ide dhe aq e keqe. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Beograd me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, ai tha se mbështet presidentin serb Vuçiç në këtë ide.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakarova ndodhej në Beograd për një vizitë pune, ku u takua me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç. Mediat serbe raportojnë se gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ajo deklaroi se qëndrimi i Rusisë ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar, dhe nëse korrigjimi i kufijve do të ishte në interes të shtetit serb dhe rezultat i një marrëveshjeje, atëherë ishte një proces i mirëpritur.

Zakarova shtoi se problem i Kosovës tashmë është bërë ndërkombëtar dhe se Moska nuk do të pranojë kurrë se pavarësia e vendit u shpall në bazë të një referendum.

Ndërkohë në kundërshtim me deklaratat e ditëve të fundit ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç u shpreh se mundësia e korrigjimit të kufijve me Kosovën në shërbim të zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve, nuk ishte një ide dhe aq e keqe. Madje ai shtoi se kjo do të ishte një mundësi për të arritur një marrëveshje. Në një intervisë mëngjesin e të premtes për mediat serbe, Daçiç pretendoi se korrigjimi i kufijve me Kosovën ishte një opsion që ai e mbështeste prej dhjetë vjetësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!