Daçiç: Kurti është kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë

schedule16:37 - 29 Gusht, 2023

schedule 16:37 - 29 Gusht, 2023

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë  Ivica Daçiç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë.

Deklaratën, Daçiç e dha para panelit “Ballkani Perëndimor: Gjithçka ndryshon por gjithçka mbetet e njëjtë?”. në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, shkruan Euronews Serbia.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Prishtina muajt e fundit ka punuar për shtensionimin e konfliktit, Daçiç theksoi spërshkallëzimi po bëhet gjithnjë e më i madh.

“Çdo gjë që kanë bërë, kanë punuar në përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha shefi i diplomacisë serbe./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!