Daçiç ironizon Haradinaj: Lapsi nuk është armë e tij!

schedule11:49 - 29 Nëntor, 2018

schedule 11:49 - 29 Nëntor, 2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka komentuar shkrimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të botuar gazetën prestigjioze amerikane “The Washington Post”. Kryediplomati serb hamendëson se dikush ia ka shkruar këtë tekst kreut të qeverisë kosovare pasi sipas tij “lapsi nuk është armë e Haradinaj”. “Ai udhëhoqi UÇK-në dhe vrau njerëz, në liri është për shkak të mungesës së dëshmitarëve të gjallë që ai i ka vrarë”, thekson Daçiç. Ndër të tjera ministri i Jashtëm serb pretendon se Haradinaj ka dashur të justifikohet me anë të këtij shkrimi për veprimet e fundit të Prishtinës, pra vendosjen e taksës 100% për mallrat serbë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!