Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka pritur dje në takim ambasadorë të Serbisë, të cilët në detaje i informoi për situatën në Kosovë dhe siç thuhet “aktet e njëanshme të Prishtinës”.
Daçiq bisedoi me ambasadorët serbë në Portugali Oliver Antiq, Nebojsha Rodiq në Austri, atë në Shqipëri, Miroljub Zariq, Gjuro Likar i Nigerisë dhe atë në Këshillin e Evropës, Aleksandar Gjuroviq, transmeton Klan Kosova.