Daçiç i përmend bashkëshorten serbe Palmerit: Ju jeni nga vendi i gruas

schedule12:40 - 4 Shtator, 2019

schedule12:40 - 4 Shtator, 2019

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç duke iu drejtuar Metju Palmer gjatë samtiti në Slloveni, i tha ndër të tjera se ai ishte nga vendi i cili ishte dhe bashkëshortja e tij, pra nga Serbia.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç bën batutën e radhës, këtë herë në një takim me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin, Metju Palmer dhe me kryediplomatin kosovar, Behgjet Pacolli, në Bled të Sllovenisë.

Daçiç foli për bashkëshorten e Palmerit, e cila është serbe. “Kur bëhet fjalë për Metju, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, deklaroi Daçiç, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura te të pranishmit në sallë.

“Një fjalë e urtë e jona thotë se ‘nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju’”, u shpreh Daçiç, si të thuash shprehjen shqiptare shumë të njohur ‘nga fshati i gruas’. /ABC News Albania 24/7