Daçiç: Është e rëndësishme që sa më shpejt të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe

schedule15:13 - 13 Shtator, 2023

schedule 15:13 - 13 Shtator, 2023

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç këtë të mërkurë gjatë një takimi me të dërguarin special të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin, nënvizoi rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të Unionit të Komunave Serbe.

Mediat vendase shkruajnë se në këtë takim, bashkëbiseduesit u pajtuan se përparimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e stabilitetit në rajonin tonë.

I dërguari special Zaracin përsëriti mbështetjen e fuqishme të qeverisë gjermane për anëtarësimin e plotë të Serbisë dhe rajonit në Bashkimin Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!