Daçiç: Ata që janë kundër korrigjimit të kufijve, janë hipokritë

schedule12:24 - 11 Gusht, 2018

schedule 12:24 - 11 Gusht, 2018

Ndërkombëtarët të cilët janë kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë janë hipokritë. Deklarata u bë nga ministri i jashtëm serb Daçiç, i cili shtoi se askush nuk duhet të luajë me nervat dhe forcën e Serbisë.

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç u shpreh se ata që janë kundër ndryshimit të kufijve me Kosovën janë hipokritë të cilëve duhet t’u vijë turp nga vetja. Daçiç shtoi se e mban mend shumë mirë se kush janë ata që ndryshuan kufijtë serbë dhe hapën kutinë e Pandorës, duke iu referuar shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një konference për shtyp në Beograd ai tha se propozimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të zgjidhur problemin e Kosovës me anë të demarkacionit përfaqëson në mënyrë të mjerë dëshirën për arritjen e një kompromisi.

Kreu i diplomacisë serbe theksoi se nuk e kishte idenë se për çfarë kufijsh flasin ndërkombëtarët, ata që ndihmuan Kosovën të bëhej e pavarur tashmë thonë se nuk mund të ketë ndryshim kufijsh.

Në fund të konferencës ai deklaroi se ata që mendojnë se Beogradi është i dobët kur shfaq dëshirën për marrëveshje, nuk duhet të luajnë me nervat dhe forcën e Serbisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!