Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çyrykët” votuan Ramën/ Fitorja e PS, mban firmën e meshkujve

schedule17:34 - 15 Maj, 2025

schedule 17:34 - 15 Maj, 2025

Ne diber rama than je gjysem te vertete dhe nje gjysem tjeter qe ju konsiderua nje gafe. Grate votojne me shume socialistet. Por Shume parashikuan se perdorimi I nje epiteti ndaj burrave, do ti kushtonte atij vota ne 11 maj. Kundershtaret ja perdoren deri diten e fundit:

Ne 11 maj, edi rama fitoi nje mandate te katert. Por kush e votuan me shume? Burrat e apo gratë? Kush I besuan më tepër Edi Ramës për të qeverisur  Shqipërinë? Dhe cfare demi I kushtoi batuta e tij per meshkujt qe I besojne akoma berishes?

Shqiptarët brenda territorit sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve  i dhanë socialistëve më 11 maj  733 mijë e 460 vota, me shume se  250 mijë se Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara 1462053
Numri i votueseve gra në qendrat e votimit të numëruara 675 166

                                                           786 887  burra

 

Nga rreth 1 milion e 462 mijë zgjedhës që iu drejtuan qendrave të votimit të dielën  675 mijë e 100 ishin gra.  Pjesa tjetër mbetët të jenë burra.  Pra  rreth 786 mijë e 900 burra qe perbejne shumicen, ishin ata qe vendosen edhe per rezultatin final.

Deklarata u be ne Diber. Por Dibra rezulton tani, qarku ku socialistet jo vetem nuk humben, por fituan, duke permbysur rezultatin e kater viteve me pare, ne favor te tyre.

Ne 11 maj ne  kete qark votuan gati 60 mije vete.  Dhe me shume se gjysma e tyre ishin burra.

Qarku  Dibër 

Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara 59947
Numri i votueseve gra në qendrat e votimit të numëruara 27906

                                                              32041 burra

 

Me një llogari të thjeshtë rezulton se vota e meshkujve ishte  rreth   32 mijë.

Nje tjeter rezultat qe vulosi fitoren e socialisteve, ishte edhe Fier, ku ata rikuperuan tre mandate. Edhe ne fier, Burrat rezultojnë të jenë ata që iu drejtuan më shumë qendrave të votimit.

Nga 160 mijë votues në qendrat e votimit të numëruar KQZ thotë se  75 mijë 760  ishin  gra, nderkohe gati 90 mije, ishin meshkuj

Qarku Fier 

Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara 160076
Numri i votueseve gra në qendrat e votimit të numëruara   75760

 

                                                               84316  burra

Burrat që dolën për të votuar   dominuan dhe në Vlorë,  Elbasan,   Korçë,  ku fitorja   për socialistët, u thellua, krahasuar me 4 vite me pare.

Qarku Vlorë

Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara 93597
Numri i votueseve gra në qendrat e votimit të numëruara 41064

52533 burra 

 

Qarku Elbasan

Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara 137928
 

Numri i votueseve gra në qendrat e votimit të numëruara 65414

 

                                                                             72514  burra

 

Por edhe aty ku edi rama humbi, nuk duket se burrat e moren seriozisht, batuten e tij per cyryket.

Në Shkodër vertet socialistët morën një mandat më pak se demokratët, por rikuperuan nje me shume se kater vite me pare. Dhe  nga  rreth 95 mijë e 900  votues në qendrat e votimit që janë numëruar sipas KQZ, shumica, gati 50 mije, ishin burra.

Qarku Shkodër

Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara 95924
Numri i votueseve gra në qendrat e votimit të numëruara 45011

 

                                                                                                            50 913 burra

Pra ne perfundim te analizes se votes, meshkujt duket se e moren me shaka batuten e edi rames ne diber. Te paret dibranet, te njohur per sensin e tyre te holle te humorit, te cilet e votuan aq sa ti sillnin edhe permbysjet e rezultatit, pastaj me radhe gjithe te tjeret. Nje rezultat qe verteton se meshkujt nuk jane edhe cyryke sa te mos ndajne nje batute me humor, nga nje ofendim serioz. Por kjo nuk do te thote qe politikanet te mos jene te kujdesshem. Sidomos nje kryeminister I cili qeveris si ata qe e votojne, edhe ata qe votojne kundershtaret e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!