Cutrone qetëson tifozët: Jam mirë, ju lutem ndiqni udhëzimet e rekomanduara

schedule17:26 - 14 Mars, 2020

schedule 17:26 - 14 Mars, 2020

As Patrick Cutrone nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19. Sulmuesi Vlaovic ishte i pari që u prek te Fiorentina dhe më pas dolën pozitiv me koronavirus edhe dyshja Cutrone-Pezzella.

Ish-sulmuesi i Milanit ka qetësuar tifozët me një postim në rrjetet sociale dhe i fton të gjithë që të mos e nënvlerësojnë situatën e jashtëzakonshme.

Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse. Jam mirë, në këto momente ndodhem në shtëpi dhe po ndjek udhëzimet që më kanë dhënë. Ju rekomandoj të ndiqni me përpikmëri udhëzimet që institucionet japin çdo ditë. Do ia dalim”, shkruan 22-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!