Cutrone: Dua të shkëmbej fanellën me Ibrahimovic, nuk dështova në Angli

schedule12:52 - 22 Shkurt, 2020

schedule 12:52 - 22 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Fiorentinës, Patrick Cutrone, ka folur në prag të sfidës së sotme kundër Milanit. Italiani në një intervistëe për “La Gazzetta dello Sport” ka folur për atë çka e pret sonte kundër ish-ekipit të tij dhe për aventurën e shkurtër që kaloi në Premier League.

“Do të jetë bukur të takoj shokët e vjetër përsëri. Mezi po pres të shkëmbej në fund të takimit fanellën me Ibrahimovicin. Ai është Ibra nuk ka nevojë për komente. Largimi nga Milani? Kështu ishte e shkruar të ndodhte, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kisha qëndruar. Por nuk dua ta kthej kokën pas, shikoj vetëm përpara”, deklaron Cutrone.

“Wolves? Shumë njerëz thonë që nuk ia dola, por kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se trajneri, Nuno Espirito Santo, kishte grupin e tij të lojtarëve besnikë, prej të cilëve nuk hiqte dorë. ishin ata që arritën të ngjitnin Wolves në Premier League”.

“Ishte totalisht i fiksuar tek ai formacion. Luante me një 11-tëshe gati gjithmonë dhe nuk mund të shihte lojtarët e tjerë në skuadër. Nuk isha vetëm unë, por të gjithë jashtë atij grupit të vet besnik. E nisa tre herë si titullar dhe shënova dy gola, por asgjë nuk ndryshoi. Në atë moment vendosa të ikja.”

“Në aspektin e futbollit mësova një mënyrë të re loje, me më shumë intensitet dhe temp, ku ju sulmoni shumë e më shumë dhe nuk keni frikë se kapeni në kundërsulm. Në Premier League nuk tërhiqeni, vetëm shkoni përpara”, mbyll sulmuesi italian

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!