Cupra po punon me zell për të ardhmen duke konfirmuar dy modele të reja elektrike deri në vitin 2025 si dhe integrimin në botën dixhitale. Në njoftimin e fundit, Cupra konfirmoi zgjerimin e gamës së saj me dy modele të reja si dhe lançimin e Metahype, një platformë e re bashkëpunuese në Metaverse.
Modeli i parë do të jetë Tavascan, një SUV sportiv elektrik që pritet të dalë në treg në 2024, i ndjekur nga automjeti elektrik i frymëzuar nga UrbanRebel në 2025. Cupra njoftoi gjithashtu Metahype në mjedisin dixhital metaverse, si dhe një përvojë të re garash të quajtur Cupra2 që kombinon botën reale dhe virtuale.
Metahype është një hapësirë bashkëpunuese ku markat, startup-et dhe krijuesit e përmbajtjes do të jenë në gjendje të organizojnë një shumëllojshmëri të gjerë ngjarjesh dhe përvojash për publikun për të krijuar dhe ndarë kulturën e tyre. Metahype do të mbështesë gjithashtu Cupra2 Experience, një përvojë garash që kombinon botën reale dhe virtuale, e cila do të lançohet këtë vit.
Shefi i CUPRA në Metaverse, Cathy Hackl tha: “Me botën virtuale, markat kanë mundësinë të krijojnë përvoja krejtësisht të reja, zhytëse për klientët e tyre ekzistues dhe të ardhshëm. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për CUPRA që të angazhohet me komunitetet e saj në mënyra inovative dhe vërtet autentike nëpërmjet Metahype.” /abcnews.al