Çuni prezantohet në Rusi/ Sulmuesi është tashmë lojtar te Rubin, merr numrin 90

schedule12:25 - 12 Shtator, 2024

schedule 12:25 - 12 Shtator, 2024

Shpreson shumë që të shënojë gola të tillë. Marvin Çuni ende nuk është një sulmues I konfirmuar në arenën ndërkombëtare, si një Broja, Manaj apo Daku, por gjithsesi, ka treguar klas dhe besohet se këtë gjë do ta bëjë edhe në Rusi.

Futbollisti I thirrur një herë në kombëtaren shqiptare u prezantua tek Rubin I Kazanit në Premier Ligën ruse.
Trajneri Rahimov e paraqiti shqiptarin përpara futbollistëve të tjerë dhe I uroi mirëseardhjen me shpresën se do të integrohet shpejt dhe se do të paraqitet mirë.

Klubi rus bëri një shaka gjatë prezantimit sepse në tabelën elektronike fillimisht shkruajti Kuni, siç mediat ruse e dhanë mbiemrin e lojtarit, ndërsa më pas doli mbiemri i saktë, Çuni.

Ish-lojtari i Bajernit dhe i Frozinones ka firmosur kontratë 4-vjeçare me Rubinin, ndërsa do të marrë fanelën me numrin 90. Një ditë më parë, ai kaloi me sukses provat mjekësore në selinë e klubit në Kazan.

Për kartonin e tij, Rubini besohet se paguan 2 milionë euro, nga të cilat një pjesë e rëndësishme shkon tek Bajerni, klubi që e formoi si futbollist. Ai shënoi dy gola për Frozinonen, një vitin e kaluar në Serinë A, kur fitoi edhe një penallti, dhe një këtë vit në Serinë B./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!