Marvin Çuni shënoi një gol të rëndësishëm në Serinë B italiane duke i siguruar një pikë ekipit të tij, Sampdoria.
Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar u tregua protagonist në ndeshjen e luajtur në fushën e Empolit, dhe realizoi 10 minuta përpara përfundimit duke shmangur humbjen.
Ky ishte goli i parë i Çunit në Serinë B, ku në ndeshjet e kaluara ka shërbyer edhe një asist.
Ai është i huazuar në Itali nga skuadra ruse, Rubin, dhe pritet të shihet nëse do të kthehet në Rusi sezonin e ardhshëm, apo do të vazhdojë në Itali.
Marvin Çuni është grumbulluar edhe në kombëtaren shqiptare dhe është aktivizuar në ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në Tiranë në fund të vitit 2023.

