Armando Cungu, trajneri i Laçit, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News. Shkodrani i kurbinasve ka folur për tema të ndryshme gjatë emisionit. Mes tyre edhe në për derbin: “Rivaliteti është i madh dhe zakonisht ka rezultate të ngushta.
5-1 është i ekzagjeruar për një derbi. Për vendimet e arbitrave nuk më takon mua të flas, por me këtë rezultat të lihet pak hapësirë për të folur. Tirana ka formë të mirë dhe është e vështirë të luash edhe 11 kundër 11, e jo më një pak.
Partizani mundua të shënonte. Tirana është bërë si një makineri që javët e fundit shtyp këdo që i del përpara”, tha fillimisht Cungu gjatë emisionit të drejtuar nga Gerti Çarçani dhe Einxhel Shkira. / abcnews.al