Cungu: I kishim menduar penalltitë, këmbëngulëm dhe u kualifikuam

schedule22:38 - 27 Gusht, 2020

schedule 22:38 - 27 Gusht, 2020

Laçi u kualifikua në raundin e dytë të Europa League dhe kjo ndodhi për të tretën herë. Kurbinasit iu falën penalltive kundër Kesla dhe trajneri Armando Cungu, pas ndeshjes në konferencë për shtyp analizoi përballjen me azerët.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Kundërshtari kishte ekip të mirë. Këtu kishim ardhur për të treguar lojën tonë. Me Kesla ishim përballur edhe më parë. Jemi të lumtur që ia dolëm të kualifikohemi.

Nuk ishte e lehtë për ne kur ishim me një lojtar më pak. U përpoqëm të mbroheshim dhe kur kundërshtari u ndëshkua me karton të kuq, ishim në gjendje ta çonim lojën drejt gjuajtjes së penalltive”, tha Cungu.

Në fund, në lidhje me gjuajtjet e 11-metërshave, shkodrani shtoi: “Ne ishim të gatshëm për penalltitë, ishim përgatitur. Dihet që këto lloj ndeshjesh mund të shkojnë me penallti. Fitorja erdhi prej këmbënguljes, nuk mund t’i lihet gjithçka fatit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!